Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Malishevë.
Ashtu siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, djali e kishte goditur babain me mjet të fortë, transmeton Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar për shkak se me një mjet të fortë e kishte goditur babain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është dhëne tretmani mjekësorë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. I dyshuari, dyshohet se është me probleme mentale dhe është nën masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik”, konstaton policia në raport./FolDrejt/