Një rast i dhunës në familje është rapotuar në Gjakovë.
Policia njofton se një person ka goditur fizikisht babanë e tij, i cili kishte tentuar t’i japë terapinë të dyshuarit për shkak se vuan nga depresioni, transmeton Fol Drejt.
“Gjakovë 07.06.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte goditur fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar i cili kishte tentuar t’i japë terapinë të dyshuarit për shkak se ai vuan nga depresioni”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Gjithashtu, policia thotë se i dyshuari ka refuzuar këshillat dhe trajtimin e mjekut dhe ndaj tij prokurori ka caktuar masën e ndalimit për 48-orë.
“I njëjti nën përcjellje të policisë është dërguar në repartin psikiatrik për tretman të detyrueshëm”./FolDrejt/