Një rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë. Atje dyshohet se djali rrahu babain e tij, i cili me këtë rast ka pranuar edhe tretman mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet nga Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.