Në Fushë Kosovë është arrestuar i dyshuari kosovar pasi ushtroi dhunë fizike ndaj nënës e cila pas presionit të shtuar kishte konsumuar shumë barna qetësuese dhe si pasojë përfundoi në QKUK.
Me vendim të prokurorit personi i dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Viktima si pasojë e presionit ka përdorur sasi të tepruar të barnave qetësuese, e cila ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.