Një rast i dhunës në familje u raportua në Pejë.
Raportimi i këtij rasti u bë gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:00, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/