“Rusia mund të përballojë konfrontimin aktual me Perëndimin”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Ne mundemi”, ka thënë Peskov për TV Rusia 1, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Federata Ruse mund të ketë sukses në përballjen me botën perëndimore.
Pasi Rusia nisi një ndërhyrje ushtarake në Ukrainë më 24 shkurt, vendet perëndimore kanë shtuar sanksionet në disa raste.