Edhepse në koalicion me kryeministrin Ramush Haradinaj (AAK), PSD e Shpend Ahmetit që kontrollon pushtetin lokal në Prishtinë, nuk ka arritur të grumbullojë më shumë se 7000 vota, informon foldrejt.com.
Kur janë numëruar rreth 80 përqind të votave në Prishtinë, e para është VV me 29 mijë vota, e ndjekur nga LDK me 26 mijë vota. Kurse PSD dhe AAK kanë marrë sëbashku vetëm 6.050 vota./Foldrejt.com