Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, pas ndeshjes së djeshme kundër Real Madrid që skuadra e tij e fitoi 4-3, deklaroi: “Të gjithë u argëtuan, ne donim të fitonim me një diferencë më të madhe, por 4-3 nuk është një rezultat i keq.
Do të shkojmë në Madrid për të luajtur lojën tonë. Ata janë Reali, kanë armë të shkëlqyera në sulm. Kur një trajner sheh ekipin e tij duke luajtur kështu, ai mund të thotë pak për rezultatin, edhe nëse është gjysmëfinale e Champions League”.
“Në ndeshjen e kthimit ata do të kenë tifozët e tyre në favor, por do të shohim. A jam i kënaqur? 8-0 për ne do të ishte më mirë (qesh).
Në Jupiter dhe Mars mund të kishte ndodhur, por kundër Real Madridit në përgjithësi nuk ndodh”, tha Guardiola pas gjysmëfinales së parë të Champions League. / abcnews.al