Olta Xhaçka ka premtuar mbështetje për Ukrainën nga shteti shqiptar, shkruan Fol drejt.
Xhaçka, ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka marrë pjesë në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës 2023 (URC23), e cila u organizua bashkërisht nga Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina, në datat 21-22 qershor 2023, në Londër.
“Shqipëria do të bëjë gjithçka mundet” – ka thënë ajo, duke shtuar se Kryeministri Rama “është zotuar, së bashku me Malin e Zi dhe RMV, të ndihmojnë në rindërtimin e Irpin. Ne do të ofrojmë mbështetje në nivel lokal, ashtu siç do të vazhdojmë me ndihmën tonë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet, ose me ndihmën tonë në nivel diplomatik.”
Konfernca e dytë për Ukrainën, bashkoi qeveritë, shoqërinë civile dhe sektorin privat për të treguar mbështetje për rimëkëmbjen dhe prosperitetin ekonomik të Ukrainës. Në këtë event morën pjesë 60 vende, 40 prej të cilave u përfaqësuan nga krerët e shteteve dhe ministrat e jashtëm.
Xhaçka ka shfrytëzuar rastin që gjatë këtyre ditëve t’i takojë homologët e saj të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Mbretërisë së Bashkuar, Austrisë, Kroacisë, Azerbajxhanit dhe Moldavisë me të cilët ka diskutuar çështje të sigurisë dhe integrimit./FolDrejt/