Një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Radashefc të Prishtinës.
Një grua ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj i ka thënë nëpërmjet telefonit, se do të bëjë vetëvrasje, ndodhi kjo e datës 13.04. 2022 – sipas raportit të policisë, transmeton Fol Drejt.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj përmes telefonit i ka thënë se do ta vras veten. Policia së bashku me ankuesen kanë shkuar në fshatin e lartcekur ku kanë gjetur viktimën të vdekur dhe afër tij një armë dhe një gëzhojë, dyshohet se ka bërë vetëvrasje” – thuhet ndër të tjera në raport.
Bëhet e ditur, se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./FolDrejt/