Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se mund të kishte bërë edhe më shumë për Kosovën nëse do të kishte më pak probleme të brendshme në vendin e tij, por e dha fjalën se nga dita e hënë, 25 korrik, do të bëjë shumë herë më tepër.
Në konferencën e përbashkët me presidenten nga Kosova, u shpreh i bindur se presidenti i ri i Shqipërisë do të vazhdojë traditën shumë pozitive për bashkëpunim të shkëlqyer mes të dyja vendeve.
“Nuk pranoj asnjë falënderim për arsye sepse kam bërë detyrën kushtetuese, por edhe morale siç edhe ka çdo qytetar i Shqipërisë dhe e vetmja keqardhje që kam është se mund të kisha bërë edhe më shumë në përkrahjen e Kosovës nëse do të kisha më pak probleme të brendshme në vendin time gjatë këtyre pesë viteve, por iu jap fjalën se nga dita e hënë, 25 korrik në mëngjes, do të bëjë shumë herë më tepër për Kosovën”, tha ai, njofton Klankosova.tv.
“Faleminderit për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur me ju dhe me gjitha institucionet e Kosovës dhe që do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Jam i bindur që edhe presidenti i ri i zgjedhur i Shqipërisë do të vazhdojë këtë traditë shumë pozitive”, u shpreh Meta.