Paris Saint-Germaini e nis sezonin e ri në Ligue 1, të shtunën kundër Clermont Foot në “Stade Gabriel Montpied”.
Sergio Ramos po kërkon të ketë një sezon shumë më aktiv se sezoni i kaluar, pas lëndimeve, dhe spanjolli duket në humor të mirë për atë që e pret.
“Jam shumë i lumtur që e nis sezonin duke fituar një titull, por mbi të gjitha për t’u ndjerë mirë fizikisht. Mendoj se do të jetë një sezon shumë emocionues”, tha ai.
Ai foli edhe për Christophe Galtier, trajnerin e ri të PSG-së, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
“Për momentin ne po bëjmë mirë, por duhet të kemi pak kohë për të ndërtuar besimin tonë dhe për t’u përshtatur me sistemin e ri”, tha ai.
“Unë kam ende pak probleme me gjuhën franceze, por mendoj se ne e kuptojmë mirë sistemin, sepse ai është një trajner i madh, është një njeri i mençur dhe ne duhet ta përkthejmë idenë e tij në fushë”.
“Tre në mbrojtje na jep ekuilibër dhe u jep siguri lojtarëve sulmues. Ne mbyllim krahët më herët dhe ata mund të zbresin në vijë më të qetë. Pak nga pak, ne po njohim dobësitë dhe aftësitë e njëri-tjetrit”.