Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se është person i sinqertë.
Gjatë Komisionit për Arsim ku po diskutohet për grevën e cila ka hyrë në javën e katërt, ai tha se naiviteti dhe sinqeriteti që ka, po i kushton.
“Mësimdhënësit në Kosovë e dinë kush është Rrahman Jasharaj, edhe qytetarët e kanë kuptuar. Jam i sinqertë. Naiviteti dhe sinqeriteti im po më kushtojnë nganjëherë me këto fjalët vëlla, por më vjen mirë që edhe kur të vdes do të më mbesin do fjalë të mia. Do njerëz në qytet tash po bëjnë hajgare me fjalën vëlla. Ja arritja e Kurtit që ta bëjë të vlefshme fjalën vëlla. Duke më sulmuar pa dashtë unë po më bëni hero të kohës të cilën nuk e kam dashtë. Do të shkoj në varr si hero i kohës së shekullit të 21 dhe të kohës kur kryeministri i nderuar ishte Albin Kurti”.