Presidenti i Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik tha se vota e ambasadorit të Bosnjës dhe Hercegovinës në Këshillin e Evropës pro Kosovës është dëshmi e shkeljes së vazhdueshme të Marrëveshjes së Dejtonit dhe Kushtetutës së Bosnjës dhe Hercegovinës.
“Nëse qëndrimi është i qartë se Kosova e vetëshpallur nuk njihet, atëherë të gjithë duhet ta trajtojnë kështu. Në Bosnje dhe Hercegovinë për politikën e jashtme vendos Presidenca, kështu që ai vendim kërkonte edhe pëlqimin e të tjerëve.”, ka thënë Dodik, transmeton Fol Drejt.