Presidenti i Republikës Sërpska tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të shqetësohet për obligimet ndërkombëtare që duhet t’i përmbushë, dhe jo për Republikën Sërpska, që nuk është për krahasim, por për vlerësim si një fakt politiko-juridik, transmeton Klix, përcjell Fol Drejt.
Dodikut iu kërkua të komentojë deklaratën e Kurtit se nuk do të lejojë “krijimin e ndonjë forme të Republikës Sërpska” në veri të Kosovës.
Dodik u përgjigj se “është kjo Republika Sërpska që nuk do të lejojë që Bosnje dhe Hercegovina të pranojë kurrë se është normale të kapësh tokën e njerëzve të tjerë dhe të shpallësh me forcë një parashtet si Kosova sot”.
“Ky është thelbi i pakënaqësisë së Kurtit ndaj Republikës Sërpska”, theksoi presidenti i Republikës Sërpska për Srna. /FolDrejt/