Duket se presioni ndërkombëtar po shtyn serbët dhe shqiptarët gjithmonë e më tepër të flasin për mundësinë e zgjidhjes mes Serbisë dhe Kosovës. Në kohën kur shefat e shteteve Aleksandër Vuciq dhe Hashim Thaçi flasin vetëm për “korrigjim kufijsh”, disa liderë tjerë flasin më hapur.
Sipas presidentit pro-rus të Republika Srpska, Milorad Dodik, marrëveshja me Kosovën mund të pranohet në rast se “Republika Srpska bashkohet me Serbinë dhe katër komunat veriore të Kosovës mbeten nën Serbinë,” përcjell foldrejt.com.
Dodik tha se për çështjen serbe më e rëndësishme është Republika Srpska ku jetojnë miliona serbë.
Në anën tjetër ish kryeministri serb Vojislav Koshtunica tha se zgjidhja e vetme për Kosovën është të jetë si Hong Kongu./Foldrejt.com