Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik njoftoi sot se në periudhën e ardhshme do të zbatohen një sërë masash që do të ndihmojnë në sigurinë e të miturve në shkolla.
Këtë e tha Dodik në një konferencë për media pas seancës së jashtëzakonshme të Qeverisë së Republikës Srpska, ku e premtja u shpall ditë zie për shkak të tragjedisë së djeshme në shkollën e Beogradit “Vladislav Ribnikar”.
“Rritja e një fëmije nuk është vetëm çështje e shkollës. Shkolla e drejton dhe e edukon atë. Ne pranuam lehtësisht vlerat që vijnë nga perëndimi dhe ato vlera nuk pasqyrojnë shoqërinë tonë në tërësi. Masat tona prodhojnë rezultatet dhe janë të mira, por jo deri në fund”, tha ai./FolDrejt/