Zyrtari i Doganës së Kosovës ka raportuar se derisa ishte në ndjekje të një furgoni të dyshuar për kontrabandim një veturë e ka goditur dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Për veç dëmeve të vogla materiale, nuk raportohet për të lënduar.
“Fsh. Lum i Madh, Vushtrri, 26.12.2019-17:00. Ankuesi mashkull K-Shqiptar (zyrtar i Doganës) ka raportuar se derisa ishte në ndjekje të një furgoni të dyshuar për Kontrabandim , një veturë e dyshuar e ka penguar veturën zyrtare duke e goditur dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Për veç dëmeve te vogla materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/