Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës (KBI), ka marr një vendim sipas së cilit, çmimi i kryerjes së Haxhit sivjet është vendosur të jetë mbi 6,000 euro, raporton Fol Drejt.
Në tekstin e dokumentit thuhet se “Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 20.03.2023, pos tjerash shqyrtoi edhe ecuritë në lidhje me përgatitjet rreth Haxhit 2023 si dhe caktimit të çmimit të haxhit.
Ju njoftojmë se, duke analizuar të gjitha çmimet e akomodimit, taksave të ndryshme në Arabinë Saudite, aviotransportit e tjera, çmimi për një haxhi këtë vit do të jetë 6.350,00 euro.”
Ky vendim u është dërguar këshillave të bashkësive islame lokale, ndërsa u është kërkuar që sa më parë t’i informojnë të interesuarit, në mënyrë që sa më shpejt të kryhet pagesa për të./FolDrejt/