Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka miratuar një vendim, të cilin, del ta ketë miratuar edhe ish Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, shkruan Fol Drejt.
Qeveria Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditën e Humanizmit në Kosovë.
Por të njëjtin e kishte miratuar edhe Kadri Veseli në vitin 2016.
Vendimi përmban 3 pika, të cilat janë si vijon:
- Aprovohet Kërkesa e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për shpalljen e 5 shtatorit si Ditën e Humanizmit në Kosovë.
- Obligohet Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe institucionet tjera kompetente për zbatimin e këtij Vendimi.
- Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Pothuajse identik është edhe vendimi i vitit 2016, i nënshkruar nga Kadri Veseli.
Për më shumë, shihni dokumentet: