Lartmadhëria e saj, Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeth R, i ka dërguar telegram urimi Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmanit, me rastin e ‘Ditës së Pavarësisë’.
“Me rastin e festës së rëndësishme të ditës suaj të pavarësisë, dua ta përgëzoj Shkëlqesinë Tuaj dhe t’ia dërgoj urimet e mia popullit të Kosovës. Ndërsa i kapërcejmë sfidat globale shëndetësore së bashku, me vendosmëri dhe këmbëngulje, uroj që të kemi periudha më të mira në të ardhmen”, thuhet në telegramin e Mbretëreshës Elizabeth.
Ndërkaq, Presidentja Osmani ka falënderuar Mbretëreshën Elizabeth dhe ka potencuar se Mbretëria e Bashkuar është aleat strategjik i Kosovës./FolDrejt/.