Ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i është refuzuar kërkesa për lirim nga paraburgimi.
Kolegji i Apelit të Gjykatës Speciale, ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për lirim nga paraburgimi.
Për më tepër, Paneli i Apelit ka konstatuar se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka gabuar në konstatimin se periudha që Thaçi ka kaluar në paraburgim mbetet e arsyeshme.
Më tej në vendimin për refuzim të lirimit nga paraburgimi thuhet se Kolegji urdhëron Thaçin dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar që të paraqesin publikisht versionet e tyre të redaktuara brenda dhjetë ditëve nga marrja e njoftimit për këtë vendim.