Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin mars 2022
Duke u bazuar në të dhënat administrative për muajin Mars janë regjistruar 2132 Lindje të ndodhura në
Kosovë dhe jashtë Kosovës, prej tyre meshkuj 1096 dhe femra 1036.
Krahasuar me muajin shkurt 2022 kemi rritje të numrit të lindjeve për (12,8%), shkruan ASK, transmeton Fol Drejt.
Sa i përket vdekjeve në Kosovë dhe jashtë Kosovës janë regjistruar 867 raste të vdekjeve, prej tyre
meshkuj 492 dhe femra 375 raste.
Krahasuar me muajin Shkurt 2022 kemi renje të numrit të personave të vdekur për (-20,4%).
Kurorëzimet e ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës për muajin mars janë 1442 raste,krahasuar me
muajin shkurt kemi renje të numrit të çifteve të kurorëzuara për (-26,7%).
Ndërsa sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin mars janë 103 raste, krahasuar
me muajin shkurt kemi renie të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për (15.6%).
Dokumentin e plotë me të dhëna më të detajuara e gjeni KËTU./FolDrejt/