Nëpërmjet një shkrese zyrtare, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka kërkuar nga Gjykata Speciale në Hagë, që të mos i lirojë ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët janë duke u gjykuar nën dyshimin e kryerjes së krimeve të luftës, transmeton Fol Drejt.
Kundërshtimi i lirimit me kusht i ish krerëve të lartë të UÇK-së: Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, nga ana e ZPS-së, mbështetet në dyshimet e kësaj të fundit se Policia e Kosovës nuk mund të jetë garantuese për lirimin e tyre.
“Kohët e fundit u shfaqën akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara që lidhnin kundërshtarët politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste”, thuhet ndër të tjera në dokument.
Shkresa është shoqëruar edhe me dëshmi të tjera, fotografi etj, të cilat konfirmojnë lidhjet e ish krerëve me zyrtarët policorë./FolDrejt/
Për më shumë, klikoni KËTU