Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ka pezulluar nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore si pasojë e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, shkruan Fol Drejt.
“Pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore/ Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve:
Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore
Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore
Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore
Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore”, shkruan në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë. /FolDrejt/






