Hagë/ Prokuroria Speciale ka refuzuar lirimin me kusht të ish presidentit Thaçi, duke e vënë në dyshim gatishmërinë e Policisë së Kosovës, si garantuese e këtij lirimi, transmeton Fol Drejt.
‘Specialja’ ka provuar që ta argumentoj këtë duke e përdorur si dëshmi afërsinë e ish presidentit me krerët e policisë.
“Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast”, thuhet në këtë dokument.
Po ashtu, Specialja ua ka refuzuar kërkesat edhe ish krerëve të tjerë të UÇK-së, të cilët janë duke u gjykuar nën dyshimin e kryerjes së krimeve të luftës në Kosovë./FolDrejt/