Mbrojtja ajrore e Ukrainës mund t’i mbarojë raketat dhe municionet në vetëm disa javë, thuhej në dokumentet sekrete të Pentagonit nga shkurti, të cilat u zbuluan në publik, raporton Guardian.
Në një nga dokumentet e datës 23 shkurt, i cili shënohet “konfidencial”, thuhet me detaje se sistemi ukrainas i mbrojtjes ajrore S-300 do të heshtë plotësisht deri më 2 maj, nëse do të vazhdojë të përdoret me të njëjtin ritëm.
Autenticiteti i dokumenteve të Pentagonit nuk është konfirmuar, transmeton Fol Drejt.