Qeveria amerikane beson se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres është shumë i gatshëm për të akomoduar interesat ruse, sipas “rrjedhjeve” të reja nga dokumentet konfidenciale të Pentagonit që janë shfaqur në rrjetet sociale.
Dokumentet tregojnë se Uashingtoni ka monitoruar nga afër Guterres, raporton BBC, përcjell Fol Drejt.
Disa dokumente përshkruajnë komunikimet private midis Guterres dhe zëvendësit të tij, si dhe vëzhgime nga Guterres për luftën në Ukrainë dhe një sërë liderësh afrikanë./FolDrejt/