CNN disponon dokumente sekrete që tregojnë se gjenerali rus Sergei Surovikin ishte një anëtar sekret VIP i kompanisë private ushtarake Wagner, përcjell Fol Drejt.
Dokumentet, të marra nga Qendra Ruse e Dosjes Hetimore, treguan se Surovikin kishte një numër regjistrimi personal me Wagner. Surovikin është në listë së bashku me të paktën 30 zyrtarë të tjerë të lartë ushtarakë dhe të inteligjencës ruse, të cilët Qendra Dossier tha se janë gjithashtu anëtarë VIP Wagner.
Surovikin nuk është parë në publik që nga e shtuna e kaluar, kur ai postoi një video duke iu lutur shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin që të ndalonte rebelimin e tij. Që atëherë, vendndodhja e tij ka mbetur e panjohur.
Surovikin është një komandant i dekoruar i Forcave Ajrore Ruse dhe u mbiquajtur “Gjeneral Armageddon” për taktikat e tij të pamëshirshme të bombardimeve të qyteteve në Siri.
Është e paqartë se çfarë përfshin anëtarësimi VIP i Wagner-it, as nuk dihet nëse ka ndonjë përfitim financiar.
Gjatë rebelimit jetëshkurtër të Prigozhin, luftëtarët e Wagner arritën të kapnin qytetin jugor rus të Rostov-on-Don, duke mos u përballur praktikisht me asnjë rezistencë nga ushtria ruse. /FolDrejt/