Një dokument i papritur ka dalë që vërteton se Barcelona i ka paguar Enriquez Negreira një shumë të madhe parash. Per cfare? Për të parë dhe regjistruar ndeshjet e Kupës së Botës.
Në internet ka qarkulluar një dokument që vërteton se Barcelona i ka paguar 145 mijë euro Enriquez Negreiras për të monitoruar dhe regjistruar ndeshjet e Botërorit 2014. Ish-nënkryetari i organizatës së arbitrave në Spanjë aktualisht është duke u hetuar nga autoritetet për shkak të katër milionë eurove që klubi ka transferuar në llogaritë bankare të kompanive të tij.
Dokumenti në fjalë ngriti shumë pikëpyetje mes tifozëve dhe ekspertëve të futbollit. Në vetvete, është e vështirë të kuptohet pse Barcelona do të paguante shuma të tilla parash që Negreira të shikonte dhe filmonte ndeshjet e Kupës së Botës. Është ngjarja sportive më e ndjekur, e cila është e aksesueshme për pothuajse të gjithë banorët e këtij planeti përmes të gjitha mediave të mundshme.
Nuk është e qartë pse Barcelona do të kishte një interes të madh për ndeshjet e Kupës së Botës, duke qenë se ato nuk janë ekipe klubesh. Gjithashtu, do të pritej që një analist ose videograf i njohur të paguhej për këtë lloj pune për të regjistruar çështjen në një mënyrë të ndryshme nga ajo që shfaqet në ekrane. Do të jetë interesante të shihet se si do të zhvillohet çështja, transmeton Fol Drejt.