Kosova dhe Danimarka dje kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për dhënien me qira të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan për 10 vite për shtetin e Danimarkës.
Në deklaratën e përbashkët e cila u nënshkrua nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Haekkerup, thuhet se “ne konfirmojmë bashkëpunimin dhe marrëdhënien e ngushtë dhe të gjatë midis Danimarkës dhe Kosovës. Danimarka ka pasur një prani të konsiderueshme në Kosovë në të kaluarën dhe ka kontribuar në paqe-ruajtjen dhe zhvillimin demokratik të Kosovës. Ne pohojmë afërsinë historike, lidhjet midis dy vendeve tona dhe ne ndajmë një dëshirë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet tona bilaterale”.
Më tej në deklaratë thuhet se “ne jemi të përkushtuar të ndajmë vlerat e përbashkëta themelore dhe jemi të vendosur që së bashku të vazhdojmë më tej në forcimin e shtetit ligjor, demokracisë dhe të drejtave të njeriut”,/FolDrejt/