Vijnë rrëfimet e para të jetës në labirintin e tuneleve poshtë fabrikës së çelikut Avozstal. Mediat e huaja raportuan se civilët zbritën nga autobusi nga Mariupol në fshatin Bezimenne, në pjesët e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës lindore, ditën e sotme.
Njëra prej tyre ishte 37-vjeçarja Natalia Usmanova, e cila i tha agjencisë së lajmeve Reuters se si ishte kur bomba të fuqishme goditën fabrikën, ndërsa ajo fshihej nën tokë, transmeton Fol Drejt.
“Kisha frikë se bunkeri nuk do ta përballonte, kisha frikë të tmerrshme”, tha ajo. “Kur bunkeri filloi të dridhej, unë isha histerike, isha aq e shqetësuar që do të shembej”. Ne nuk e pamë diellin për kaq shumë kohë”, shtoi ajo.
“Nuk mund ta imagjinoni atë që kemi kaluar, terrorin. Kam jetuar atje, kam punuar atje gjithë jetën time, por ajo që pamë atje ishte e tmerrshme”./FolDrejt/