Shëndeti fizik dhe mendor i presidentit amerikan Joseph Biden është duke u përkeqësuar, si dhe gjendja e të gjithë vendit, tha ish-presidenti amerikan Donald Trump.
“Nuk mund të bëjmë asgjë për të ndaluar rënien mendore dhe fizike të Joe Biden. Me votën tuaj në nëntor (për Kongresin), ne mund të ndalojmë rënien e vendit tonë,” u tha Trump mbështetësve në një tubim në shtetin amerikan të Miçiganit.
Zgjedhjet afatmesme për Kongresin amerikan do të mbahen në nëntor dhe do të zgjidhen të 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 35 nga 100 vendet në Senat./FolDrejt/