fbpx
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

​Donfried: Kurti dhe Osmani nuk shprehën asnjë kusht për dialogun

Lexoni edhe..

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, ka thënë se në takimin që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ata nuk shprehën asnjë kusht për dialogun me Serbinë.

Donfried në një intervistë për T7, ka thënë se Kurti e Osmani janë shprehur të gatshëm për t’u angazhuar me seriozitet dhe kreativitet në dialog, duke mos kërkuar asnjë kusht.

“Kuptimi i qartë që e kam nga ajo që të dytë, presidentja dhe kryeministri, më thanë është se ka gatishmëri për t’u angazhuar me seriozitet dhe kreativitet në dialog dhe nuk pati asnjë kusht që u shpreh për këtë”, ka thënë Donfried.

“Dje pata mundësinë që të flas me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti. Mendoj se ata e ndajnë ndjenjën tonë sa e rëndësishme është që dialogu i lehtësuar nga BE-ja të ecë përpara. Sipas pikëpamjes sime, është e qartë se e ardhmja e Kosovës është si anëtare e BE-së dhe NATO-s. E jetike për të ecur drejt atyre qëllimeve është një marrëveshje gjithëpërfshirëse që synon normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë e përqendruar në njohjen e ndërsjellë. Ne e shohim këtë dialog të lehtësuar nga BE-ja si pjesë kyçe të saj dhe për këtë arsye jemi kaq të etur që të shohim përparim. Nuk i di afatet kohore specifike, por mendoj se do të shohim lëvizje pozitive nëse ka vullnet nga të gjitha anët”, ka thënë Donfried.

 

Të ngjajshme