Pas tërheqjes së zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës, dorëheqja ka vazhduar edhe në komunat veriore.
Siç raporton Danas, kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.
E bashkë me ta, dotëheqje kanë dhënë edhe këshilltarët komunalë.
Ndërkaq, sot, pritet të organizohet një protestë nga Lista Serbe, me fillim nga ora 12:00, në veri të Mitrovicës./FolDrejt/