Reshat Mujota është zyrtarisht asamblist i pavarur në Kuvendin Komunal të Shtimes, pasi është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në seancën e Kuvendit të Shtimes, Mujota ka adresuar kritika ndaj kryetarit Qemajl Aliu, duke e quajtur gënjeshtar.
“Kur thirresh në meritokraci dhe bashkëqeverisje, duhet t’i mbash ato. Nëse nuk i mban këto, do të thotë që t’i ke gënjyer qytetarin”, ka thënë ai.
Më tutje, ai ka thënë se ishte larguar nga Partia Demokratike e Kosovës me qëllimin për të bërë ndryshime për qytetarët me LV-në, mirëpo sipas tij kjo e fundit nuk është e interesuar në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
“Nuk u përmbajtën marrëveshjet dhe as meritokracia. Madje, po shihet që nuk jeni transparent”, ka thënë ai.