Samir Shahini, që mbante postin e drejtorit të Arsimit në Fushë Kosovë, ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Lajmin për dorëheqje e ka bërë të ditur vetë Shahini, përmes një postimi në facebook, transmeton Fol Drejt.
“Kam dorëzuar dorëheqjen time nga posti i Drejtorit Komunal për Arsim në komunën e Fushë Kosovës!
Arsyet e largimit tim janë kryesisht personale, dhe sigurisht pak edhe profesionale. Për keto të fundit, është informuar me kohë kryetari i komunës.” – ka thënë Shahini./FolDrejt/