Pranvera Zejnullahu, që mban pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj.
Kështu kanë njoftuar burime të klankosovës, të cilat kanë bërë të ditur se Zejnullahu ka dhënë dorëheqjen mëngjesin e sotëm, transmeton Fol Drejt.
Emërimi i Zejnullahut në këtë pozitë ishte bërë pas dorëheqjes së Valbon Krasniqit.