Një numër i madh i të pakënaqurve prej punëtorëve të sektorit publik, kanë deponuar te Avokati i Popullit dhjetëra ankesa për shkak të vlerës së koeficientit të pagave, të caktuar së fundmi nga ekzekutivi, shkruan Fol Drejt.
Këto ankesa Avokati i Popullit, pas shqyrtimit, pritet t’i bart në Gjykatën Kushtetuese.
Vlera e koeficientit për vitin 2023 do të jetë 105 euro, ndërsa për vitin 2024 pritet të jetë 110 euro. Koeficienti më i lartë, 18, i takon vetëm presidentit të Kosovës, derisa më i ulëti është 2 dhe ai iu takon pozitave për rekrut/kadet të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kadet policor, doganor dhe korrektues.
Nga zyra e Avokatit të Popullit kanë konfirmuar se deri më tani janë pranuar 18 ankesa kundër këtij ligji. Mësohet se ankesat kanë ardhur nga sektorë të ndryshëm./FolDrejt/