Policia deri më tani ka arrestuar Amarilda da Costa Oliveira, një peshkatar që pranoi vrasjen e dy burrave dhe vëllain e tij Osene da Costa, i cili ndodhet në paraburgim që nga kjo javë.
I dyshuari i tretë për vrasjen e gazetarit britanik Dom Phillips nga sot ndodhet në paraburgim, njoftoi policia federale braziliane.
Ai quhet Jefferson da Silva Lima dhe ka qenë në arrati deri më sot, por ai u dorëzua në stacionin e policisë Atalaya do Norde në rajonin brazilian të Javarit, i cili kufizohet me Perunë dhe Kolumbinë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.