Hungaria duket se është vendi i parë që dorëzohet përpara presionit të Rusisë për të paguar detyrimet për furnizimin me gaz me rublën ruse, ndryshe sa ishte nënshkruar në kontratë.
“Sigurimi i energjisë është një çështje e sigurisë kombëtare dhe qeveria do të bëjë gjithçka për të garantuar këtë siguri”, shtoi Szijjarto.
Rusia, tashmë ka kaluar në një fazë tjetër kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të Perëndimit duke përdorur energjinë si armë dhe ndërprerë furnizimin me gaz për vendet që ajo i konsideron si armike.