Është dorëzuar një kërkesë në Komunën e Prishtinës në lidhje me mbeturinat që po hudhen prapa Xhamisë 4 Llullat, raporton Fol Drejt.
Këtë e ka bërë të ditur Besart Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“KËRKESË
Nga: banorët e rrugës “Vasil Andoni” – Dodona
Për: Drejtorin e Inspekcionit (Komuna e Prishtinës)
Lënda: Problemi me mbeturina
Data: 17.11.2022
Në lagjen Dodona rruga “Vasil Andoni”, ma konkretisht mbrapa Xhamisë 4 llulla.
Disa përsona të pakujdesshëm po hudhin mbeturina, e këtë mënyrë po rrezikohet edhe shëndeti i atyre banorve, po ashtu po paraqet problem për personat që vijojn këtë Xhami, dhe përgjithësi për atë lagje.
Edhe pse stafi Xhamisë ka bërë pastrimin e asaj pjese (rruge), duke larguar mbeturinat, pas disa ditëve përsëri po hudhin mbeturina në atë pjesë.
Andaj, kërkojm që urgjentisht të merret ndonjë masë konkrete në këtë pjese, në mënyrë që të parandalohet hudhja e këtyre mbeturinave, që po shkakton probleme, si për qytetarët, lagjen, po ashtu edhe për besimtarët që vijojn në këtë Xhami, por edhe për vetë këtë objekt fetar.
Të bashkangjitur keni edhe fotot të cilet tregojn gjendjen faktike për problemin në fjalë.
P.s të njejten kërkesë e kam dërguar edhe në mënyrë elektronike.
Shpresoj në miratimin e kërkesës!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.