Një 15-vjeçar me inicialet E.V. është dorëzuar në polici pas vrasjes së një 14-vjeçari sot në Prishtinë.
Në njoftimin e policisë thuhet se E.V. është në masën e arrestit policor dhe se atij i është sekuestruar një armë e ftohtë thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Në prezencë të avokatit të personit të dyshuar, në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe zyrtarët e Qendrës për punë sociale, hetuesit ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore.
R.H. (14) është vrarë sot rreth orës 07:30 në rrugën “Fahri Fazliu” në kryeqytet.
Policia ka nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.