Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka bërë të ditur se ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj Martin Berishajt, ambasador i Kosovës në Kroaci, në Zyrat e Prokurorisë Speciale, shkruan Fol Drejt.
“Publikimi në medie i transaksioneve financiare të kompanisë së Ambasadorit Berishaj, edhe gjatë viteve 2020-2021 dhe 2022, nxjerrin përfundimin se ai ka konsumuar vepër penale sipas nenit 383 “Deklarimi i rremë nën betim” dhe nenit 384 “Deklarimi i rremë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës” – thuhet në njoftimin e LDK-së.
Sipas LDK-së, kur ambasadori ka dëshmuar para komisionit hetimor me 17 nëntor 2022 duke thënë për kompaninë e tij MB Consulting “se është firmë që e ka formuar në vitin 2017 dhe se e njëjta nuk funksionon nga viti 2020”, kjo nënkupton se konsumimi i kësaj vepre penale parasheh dënimin deri në 5 vite burgim”, thuhej në njoftimin e LDK-së./FolDrejt/