Aleksandër Vuçiq i është kthyer edhe njëherë çështjes së zgjedhjeve. Vendimi i Prishtinës zyrtare që ato të mos mbahen, pa i plotësuar disa kritere elementare, duket se i ka shkaktuar shqetësim të madh.
“Dua të ruaj paqen dhe stabilitetin, të jem serioz, i përgjegjshëm dhe i përkushtuar, të mendoj se çfarë të bëj të nesërmen”, tha Vuçiq si i ftuar në TV Pink, duke përsëritur se serbët nga Kosova donin të largoheshin nga institucionet, transmeton Fol Drejt.
Aleksandar Vuçiq ka thënë se përfaqësuesit e Quintës i kanë thënë se kanë bërë maksimumin, por se nuk kanë arritur ta bindin Kurtin që ta mbajë votën.
“Nuk ka nevojë t’i bëjmë lajka njerëzve tanë duke thënë atë që i kam thënë personalisht, kjo nuk do të ndryshojë gjendjen tonë”, tha ai.
Ua kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përsëritur të martën se zgjedhjet serbe të 3 prillit edhe në Kosovë mund të mbahen vetëm nëse paraprakisht do të ketë një marrëveshje ndërmjet dy shteteve.
“Zgjedhjet serbe në Kosovë do të jetë e mundshme vetëm pas një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këto janë zgjedhje të një shteti tjetër, jo të Kosovës”, ka deklaruar Kurti në RTK.
Në anën tjetër, Vuçiq citohet të ketë thënë se përpjekjet e shtetit serb për ta përmbushur “këtë të drejtë” të serbëve, nuk do të mungojnë./FolDrejt/