Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen janë ndarë baras në ndeshjen kryesore të kësaj xhiroje në Bundesliga, shkruan Fol Drejt.
Kampioni aktual gjerman ishte në epërsi me rezultat 2-0, me golat e Leon Goretzkas në minutën e 33 dhe Leroy Sanes në minutën e 53, por Borussia Dortmund nuk u dorëzua deri në fund dhe arriti ta barazojë rezultatin përmes golat të talentit të ri Youssoufa Moukoko në minutën e 74 dhe sulmuesit Anthony Modeste që shënoi në minutën e pestë të lojës shtesë.
Pas kësaj ndeshje, të dy ekipet kanë nga 16 pikë, me Bayern Munchen që renditet në pozitën e tretë në tabelë, ndërsa Dortmund në të katërtën për shkak të golëdallimit më të dobët sesa rivali bavarez. /FolDrejt/