Fol Drejt
E mërkurë, 14 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË HISTORI

DOSSIER: Kur bijtë e shqipes fluturuan nga SHBA drejt Kosovës

6 vjet më parë
in HISTORI, TË FUNDIT
Koha e leximit: 9 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

20 vjet më parë, Batalioni Atlantiku u nis nga Yonkers, New York, për t’iu bashkuar UÇK-së.

Kishte vetëm një gazetë madhore shqiptare që ndoqi nga afër këtë nisje, gazeta “Illyria”.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

Porosit Web Porosit Web

Ky shkrim nga Vehbi Bajrami, është marrë nga libri “Shqiptarët e Amerikës”. Ai është botuar fillimisht në gazetën tonë, në ato ditë entuziaste po edhe nervoze të prillit 1999.

Shkrimi u kushtohet të rinjve shqiptaro-amerikanë, të cilët të frymëzuar nga qendresa heroike e popullit shqiptar në Kosovë dhe të revoltuar nga krimet serbe ndaj popullatës së pambrojtur, vendosën të lënë jetën plot premtime në Amerikë për t’u nisur drejt rrezikut dhe tmerrit të luftës. Ata nuk donin ta linin atdheun vetëm, në orën e tij më të vështirë. Të paktën tre prej tyre nuk u kthyen më kurrë.

Lavdi, trimërisë dhe sakrificës së tyre!

Gjenerali i Ushtrisë Shqiptare, Asllan Bushati shqipton urdhërin “Gatitu” për ushtarët. Pastaj, udhëheqësi i batalionit “Atlantiku”, Hysni Syla dhe ish komandant i Flotës Ushtarake Detare Shqiptare (FUDSH), Skënder Doçi parakalojnë para ushtarëve. Më pas, si në kor, dëgjohet zëri i fuqishëm: “UÇK, UÇK”, një thirrje kjo e dëgjuar shpesh në mbledhje e demonstrata të shqiptarëve që kur kjo ushtri rroku armët dhe i doli përballë armikut shekullor.

Ditë e ftohtë prilli e vitit 1999. Aleanca ushtarake e NATO-s vazhdon bombardimet e trupave serbe nga ajri, ndërsa në tokë Ushtria Çlirimtare e Kosovës lufton ballë për ballë me armikun dhe thërret bijtë e vet nga diaspora për t’i dhënë grushtin e fundit forcave serbe që kanë zbrazur gjysmën e Kosovës. Sot është një ditë e veçantë për gjithë diasporën e Amerikës: ajo nis ushtarët e vet për në luftë. Sot bijtë e shqipes marrin fluturim drejt vendlindjes. Ajo deri tani i ka parë djemtë në demonstrata, në mbledhje e në fushata për të mbledhur ndihma për ushtarët tanë në frontin e luftës. Të gjithë këta njerëz që kanë ardhur sot në Yonkers nuk kanë asistuar kurrë më parë në një ceremoni të tillë, të ngarkuar me kaq shumë emocione e krenari.

Në oborrin e restorantit “Royal Regency” në Yonkers të New York-ut, ushtarët e veshur me uniforma të bukura të batalionit “Atlantiku” janë rreshtuar në kolona të gjata dhe përcjellin fjalimet e urdhërat e eprorëve, për të bërë betimin para se të lënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’iu bashkuar luftëtarëve të UÇK-së. Janë çaste me të vërtetë solemne. Pranë janë të afërmit e tyre që kanë ardhur këtu t’i përcjellin. Deri para pak çastesh ata qenë njëlloj. Thirrja e atdheut i veshi një pjesë me uniformën e ushtarit. “Vullnetarët që sapo bënë betimin, qysh sot numërohen ushtarë të UÇK-së dhe e ndjejnë veten krenarë që po shkojnë për të luftuar për çlirimin e Kosovës kreshnike nga bisha gjakatare serbe”. Janë fjalët e ish komandantit të FUDSH-së, Skënder Doçi, i cili pasi i hedh një vështrim kolonave të batalionit falënderon ushtarët dhe familjet e tyre për ndjenjat e larta patriotike që po shprehin në këto momente historike.

– Ne shkojmë në luftë për të fituar dhe do të fitojmë, sepse ne luftojmë në tokën tonë, për atdheun tonë, për lirinë e popullit tonë-, thotë ai me një ton ushtarak të lartë dhe, më pas, jep premtimin: – Duke kujtuar historinë e popullit tonë, luftërat e pandërprera të të parëve tanë, amanetin e martirëve të rënë për çlirimin e atdheut, ju premtojmë se do të tregohemi trima të zgjuar, të pamëshirshëm ndaj armikut gjakatar, të shkathët e dinakë dhe do të bëjmë të pamundurën për çlirimin e Kosovës. Të rinjtë e përfshirë në urdhërin për mobilizim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, të paraqiten për regjistrim dhe për të filluar përgatitjen ushtarake me moton: “Sa më shumë djersë në stërvitje, aq më pak gjak në luftë”.

Batalioni “Atlantiku” përbëhet nga shqiptarë të të gjitha trojeve tona etnike, siç është e përbërë edhe vetë UÇK-ja, siç e ka vënë në dukje edhe kryeministri i qeverisë së përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi në letrën drejtuar ushtarëve.

UÇK-ja që në fillim qe bërë objekt sulmi nga një pjesë e gazetarëve dhe politikanëve të huaj, mjerisht edhe të disa shqiptarëve. Ndërkohë që në malet e Kosovës, ushtarët tanë po jepnin jetën duke mbrojtur vendin, nga zyrat e disa politikanëve e redaksive dëgjoheshin sulme e etiketime kundër tyre. Banda kriminale e Millosheviçit kishte marrë disa mesazhe nga jashtë: “Është çështje juaj e brendshme se si do të përballoni këta terroristë”. E merr fjalën komandanti i batalionit “Atlantiku”, Hysni Syla. Me një ton të lartë ushtaraku ai u jep përgjigjen e merituar atyre që akuzojnë djemtë trima të UÇK-së, të cilët, siç thotë ai, nuk rrokën armët e as morën vdekjen në sy për mjekrën e Marksit e as të Leninit, as për “lodrat” terroriste të Bin Ladenit; as për bashkimin e vëllazërimin e rremë e as për internacionalizmin e mallkuar proletar. I vetmi flamur i tyre ishte dhe është flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrenare. I vetmi ideal i tyre ishte dhe mbetet liria e demokracia, çlirimi dhe pavarësia e Kosovës nga regjimi më barbar që ka njohur historia e njerëzimit në këto 50 vjetët e fundit.

Elinda Muriqi, më e vogla në radhët e “Atlantikut”, është vetëm 16 vjeç. Ajo ishte nxënëse në një shkollë të Bronx-it. Babai i saj Ramizi, tashmë gjendet në luftë. “Vendlindja na thërret”, thotë kjo vajzë e brishtë, moshataret e së cilës kanë problem se si ta kalojnë sa më këndshëm kohën e lirë e si të vishen sa më bukur. Ndërsa ajo ka veshur uniformën ushtarake.

Kush më shumë se nëna brengoset për fëmijën?

Por këto nëna që po u rrinë afër djemve të tyre sot, kanë vënë atdheun mbi gjithçka, ndaj po i përcjellin bijtë e tyre për t’i sjellë atij lirinë e pritur prej shekujsh.

Aishe Shala, nipi i së cilës Isa Kodra ka veshur sot uniformën e UÇK-së, duke folur në emër të nënave shqiptare të Amerikës shpreh krenarinë dhe lumturinë që ndjejnë ato duke lindur e rritur djem e vajza trime e patriote, të gatshme për të mos kursyer sa jetën e tyre.

Ushtarët nisen. Bëjnë gati plaçkat. Ata po lënë paqen dhe shkojnë drejt luftës pikërisht për të fituar paqen. Ndarje, lot, krenari, të gjitha ndjenjat janë bashkuar këtu.

-Mirupafshim bir! – thërret nëna përmes lotëve.

– Mirupafshim nënë!- ia kthen i biri duke u përpjekur të mbajë lotët..

Varret e tyre – përmendore e lirisë

Yonkers, tre vjet më vonë duke përcjellë tre arkivole të tri shqipeve…

Në të njejtin vend prej nga u nisën ushtarët e batalionit “Atlantiku” për të luftuar në Kosovë, mërgimtarët tanë, me numër më të vogël janë mbledhur sot për t’u dhënë lamtumirën tre heronjve të rënë dëshmorë të këtij batalioni: Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi. Menjëherë pas përfundimit të luftës, siç u mor vesh më vonë, forcat serbe i kishin zënë ata dhe i kishin pushkatuar.

Deri në shtator të vitit 2001 familja jetoi me shpresë. Shpresa të mban gjallë, por edhe të mashtron…Shpresa u thoshte prindërve se ndoshta ata mund të ishin diku në burgjet e Serbisë e ndoshta dikur do të dilnin. Por, pritja e gjatë një ditë mori fund. Lajmi mori dhenë e u përhap me shpejtësinë e rrufesë: vëllezërit Bytyçi u gjetën në një varr në Serbi. Në fund të shkurtit të vitit 2002 trupat e tyre u sollën në Kosovë dhe në fillim të marsit, u prunë në Shtetet e Bashkuara.

Se ç’ma pushton një brengë shpirtin e bërë akull nga dhimbja. Një pyetje po ma çpon trurin si me tryelë: Ç’po ndodh kështu me shqiptarët e Amerikës? Pse kaq pak njerëz sot në varrimin e tyre? Vëllezërit Bytyçi nuk luftuan për asnjë parti apo grup politik, por për mbarë popullin e Kosovës që të jetonte i lirë. Në Yonkers shoh bashkatdhetarë të ardhur nga Dallas-i e Detroit-i, por shumë nga ta që banojnë në New York nuk kanë ardhur. Po klerikët tanë ku janë? Imam Muhamet Osmani ka ardhur i vetëm. At Arthur Liolini ka dërguar një letër… Po të tjerët? As kanë ardhur, as kanë dërguar letra e as kurora. E po ku janë pra sot shqiptarët tanë? Pse nuk kanë ardhur sot këtu të ngushëllojnë babain e nënën e dëshmorëve për t’ua lehtësuar sado pak dhimbjen që po u çan zemrat?

Dëgjoj Ahmet Bytyçin, babain e dëshmorëve tek flet para mërgimtarëve tanë:
– Nuk kam lot se dëshmorët nuk qahen, – thotë ai. – Dy lot që derdha në Kosovë, i derdha për lirinë e saj këto ditë që shkova atje, pas 23 vitesh mërgimi. Djemtë e mi janë dhe djemtë tuaj se ata e flijuan jetën për lirinë e të gjithë shqiptarëve të Kosovës.

Skënder Doçi, ish – komandant i FUDSH-së që pat përcjellë tre ushtarët tanë në Kosovë para tri vitesh, ndodhet edhe sot në krye të ceremonisë ushtarake për t’u dhënë nderimet e fundit heronjve të lirisë. Fjalët e tij të fundit “Lavdi” përsëriten njëzëri nga ish ushtarët e batalionit “Atlantiku”.

Arbër Muriqi dhe Ukë Lushi, ish ushtarë të këtij batalioni, flasin për herozimin e vëllezërve Bytyçi atje në fushën e betejës për të çliruar Kosovën. Sot gjendet me ne edhe miku i shquar i shqiptarëve, ambasadori William Walker. Ishte ky që denoncoi botërisht masakrën e Reçakut. I shoqëruar nga një grup bashkatdhetarësh ai shkoi në Kosovë për të sjellë këtu trupat e heronjve.

– Gjatë vizitës sime të fundit, – thotë ai, – unë shkova në Kosovë për një arsye krejt tjetër nga të mëparshmet. Unë shkova atje si simbol i njërit prej miqve të shumtë të Kosovës në Amerikë, duke sjellë me vete edhe një mesazh, jo për lirinë e arritur, por për dhimbjen që ndjej për të rënët. Jo një premtim për të ardhmen, por një brengë të së shkuarës. Jo sa shumë është fituar që nga dëbimi i së keqes, por sa shumë vuajtje dhe dhembje ka kushtuar dëbimi i saj.

Fjalët e tij ngjallën emocione të fuqishme tek të afërmit dhe tek miqtë e tre martirëve, si edhe tek të gjithë përfaqësuesit e organeve të ndryshme të shtypit që kanë ardhur për të pasqyruar këtë ceremoni prekëse.
Ambasadori Walker ndalon për një moment. U hedh një vështrim të ngrohtë pjesëtarëve të familjes Bytyçi dhe bën një krahasim ndërmjet tre heronjve dhe djemve të tij.

– Unë, – tha ai, – jam baba i tre djemve që kanë pak a shumë moshën e tre të rinjve që ne po u japim lamtumirën e fundit. Thjesht, unë nuk mundem ta imagjinoj dot se çfarë do të ndodhë me mua e me familjen time, sikurse të humb djemtë e mi: sikur të na i marrin ata në kulmin e rinisë, pa e ditur se ku janë e si janë për muaj të tërë, e jo më të marrësh vesh një ditë, me kthimin e tyre që duket pranë, se janë ekzekutuar pamëshirshëm dhe barbarisht nga kasapët e tyre. Kush nuk mund të nderojë kujtimin e tyre?- pyet ambasadori Walker. – Kush nuk mundet të vajtojë humbjen e pazëvendësueshme të familjes, të komunitetit, i cili u kujdes për ta dhe të shtetit në të cilin ata u rritën dhe e donin aq shumë? Kosova ka përjetuar shumë histori tragjike, por të rralla janë ato që krahasohen me tragjedinë e vëllezërve Bytyçi, këta tre vëllezër trima, të dashur dhe vetëmohues.

Pas fjalimeve turma e njerëzve përkulet e heshtur mbi arkivolet e heronjve para se të vendosen përgjithmonë në tokën e bekuar të Amerikës.

Pastaj, kortezhi i gjatë, me në krye ish ushtarët e UÇK-së, me flamuj shqiptarë dhe amerikanë, niset drejt varrezave.
Toni Vulaj me trumpetë interpreton muzikë funebre, ndër të tjera dhe melodinë e njohur, “Zoti e bekoftë Amerikën”.
Momentet e fundit të ndarjes me heronjtë. Aty është nëna e tyre që deri në këto çaste ka qëndruar si burrë. Por, edhe qëndresa ka një kufi. Bahrije Bytyçi, nuk përmbahet dot më. Kërkon të thotë diçka. Sytë e të gjithëve janë drejtuar nga ajo. Dhe nëna shpërthen:

– Ikët vullnetarë bijtë e nanës dhe dhatë jetën për liri. A doni që edhe nana juaj të vijë me ju?
Varret e dëshmorëve tanë u njomën me lot e u mbuluan me lule. Varret e tyre qysh sot e tutje – përmendore të lirisë.
Lavdi!…(Illyria)

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Qeveria shqiptare, 100 mijë euro për rindërtimin e Notre Dame

Lajmi tjetër

Pse Austria është pro ndarjes së Kosovës dhe koncepti që ndihmoi radikalët serbë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
TË FUNDIT

Asteroidi i sapozbuluar pritet të arrijë në pikën më të afërt me Tokën

26 Janar, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM