Në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), në Indi filloi të aplikohet doza e tretë e vaksinës, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas lajmeve në shtypin indian, në vend pas rritjes së rasteve të variantit Omicron u vendosën masa të reja.
Në kuadër të këtyre masave, doza e 3-të e vaksinës filloi të aplikohet për punonjësit e shëndetësisë, personat që janë në vijën e parë në luftës kundër pandemisë dhe për personat mbi 60-vjeç me imunitet të dobët.
Gjithashtu për të marrë dozën e tretë të vaksinës, duhet të kenë kaluar 9 muaj nga vaksina e mëparshme.
Doza e tretë e vaksinës duhet të jetë e njëjtë me dy dozat e para.
Në deklaratën e bërë nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se ata që do të marrin dozën e tretë mund të caktojnë datën ose të vijnë në çdo qendër vaksinimi për të bërë direkt vaksinën.
Me rekomandimin e mjekut mund të vaksinohen edhe personat mbi 60-vjeç që nuk kanë sëmundje kronike si diabeti dhe hipertensioni.
Nga ana tjetër, nuk u dha asnjë informacion nëse doza e tretë e vaksinës do t’u jepej të rriturve.
Varianti Omicron në Indi
Në 24 orët e fundit, në Indi janë zbuluar 179.723 raste me COVID-19 dhe numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 35.707.727.
Në vend ku humbën jetën 146 persona në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 u rrit në 483.936.
Varianti Omicron është përhapur në pothuajse të gjitha shtetet.
Ndërkaq varianti Omicron është zbuluar tek 4.033 persona në vend.