Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Draft Koncept Dokumenti për Gjykatën Administrative dhe të Punës ka dalur në konsultim publik, transmeton Fol Drejt.
“Themelimi i Gjykatës Administrative dhe të Punës ka qenë zotim i yni para qytetarëve prandaj që nga fillimi i mandatit jemi angazhuar për këtë dhe secilin nga zotimet tona.”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Haxhiu theksoi se është e lumtur që pas një pune të madhe, Draft Koncept Dokumenti për Gjykatën Administrative dhe të Punës është në konsultimet publike përmes platformës online të konsultimeve publike.
“I mirëpresim komentet nga sot, deri më 5 qershor 2023.
Në vijim gjeni linkun e konceptit:
Falenderoj anëtarët e Grupit Punues për angazhimin e tyre.”, shkroi tutje Haxhiu. /FolDrejt/
All reactions:
Naim Budakova dhe 123 të tjerë