“Këshilli Evropian pajtohet që paketa e gjashtë e sanksioneve do të mbulojë naftën bruto, si dhe burimet e tjera të energjisë që Moska furnizon shtetet anëtare të BE-së, me përjashtim të përkohshëm të naftës bruto që do të shpërndahej përmes tubacioneve,” thuhej në draft-konkluzionin e fundit.
Liderët e Bashkimit Evropian pritet të bien dakord sot për një paketë të re sanksionesh që do të përfshinte sanksione ndaj naftës ruse si një ndëshkim për sulmin ndaj Ukrainës, por mund të mbetet një përjashtim për dërgimin e naftës së papërpunuar përmes tubacioneve.
Meqenëse nuk kanë arritur të marrin detajet e marrëveshjes përfundimtare deri më tani, ata do të përpiqen të arrijnë një zgjidhje sot, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.